Flash

Sulmi kibernetik/ Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete

Lapsi.al 21 July 2022
Sulmi kibernetik/ Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete

Kryeministri Rama ka dalë në një prononcim për mediet lidhur me sulmin kibernetik nën të cilin ndodhet Shqipëria prej disa ditësh. Rama tha se nuk bëhet fjalë për hakera të zakonshëm ndërsa theksoi se është agresion i organizuar nga 1 ose 2 shtete.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Rama:Kemi punuar, ose më saktë skuadra e AKSHI-t ka punuar natë dhe ditë dhe do të kemi një konferencë të posaçme për shtyp kur gjithçka të ketë përfunduar. Ajo që dua të nënvizoj është se së pari sulmi nuk është një sulm i organizuar nga hackera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë të mëdha dhe të fuqishme për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet. Nuk kemi ende provat për të përcaktuar 1 prej 2 shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa delikate e investigimit."

Cilat janë dy shtete?

Rama: Nuk dua të spekuloj sepse kjo është shumë serioze. Në momentin që do kemi provat do marrim aksione konkrete të natyrës diplomatike ndaj cilitdo prej këtyre shteteve që është autori i këtij agresioni kriminal kundrejt  Shqipërisë. Më lejoni të jen i rezervuar. Kemi qenë realisht në një luftë me një agresor që bombardonte nga të gjitha anët të gjitha sistemet tona në hapësirën virtuale.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI