Flash

Rusia gjobit Google për informacionet ‘e ndaluara’ në YouTube

Lapsi.al 21 July 2022
Rusia gjobit Google për  informacionet ‘e ndaluara’ në

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur gjigantin e teknologjisë Google me373 milionë dollarë për dështimin e tij të përsëritur për të hequr atë që e quajti "informacion të ndaluar" në YouTube,për pushtimin në Ukrainë.

Rregullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor tha në një deklaratë të hënën se përmbajtja "e ndaluar" përfshinte informacione që diskreditonin ushtrinë ruse dhe ato që u bënin thirrje njerëzve të merrnin pjesë në "aksione masive të paautorizuara".

"Për mos fshirje të përsëritur të materialeve të ndaluara, gjykata vendosi një gjobë  e llogaritur në bazë të xhiros vjetore ruse të kompanisë," tha rregullatori i komunikimeve.

Marrëdhënia e gjigantit të teknologjisë me Moskën ka mbetur e trazuar që nga pushtimi në Ukrainë.

Pas fillimit të luftës, Google ndaloi klientët e saj rusë të merrnin akses në shërbimet me pagesë në Play Store dhe YouTube./Lapsi.al

Të këshilluara

Facebook sjell opsionin e ri

Facebook po teston një opsion për përdoruesit për të krijuar profile të shumta nga një llogari e vetme. Ky funksion synon të ndihmojë përdoruesit "të përshta...

17:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI