Flash

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Balla: Nuk mund të vendosen paralele mes krimeve serbe dhe kauzës së UÇK

Lapsi.al 21 July 2022
Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Balla: Nuk mund të

Këtë të enjte diskutohet në Kuvend projekt-rezoluta e Dick Marty, ku hidhen akuza për trafik organesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë luftës në këtë të fundit. Në hapje të seancës, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka paraqitur projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Marty.

"Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin legjitimitetit të luftës heroike çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendoset kurrsesi paralele mes masakrave njerëzore përdhunimeve, krimeve të luftës, nga drejtues të makinerisë luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovës dhe integritetit dhe kauzës së drejtë të luftës së UÇK. Bazuar në parimin se çdo dyshim për kime lufte duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor. Hetimet e thelluara nga task forca e BE dhe zyra e prokurorit të specializuar, pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty, për vrasje të personave me qëllim të nxjerrjes dhe shitjes së organeve të tyre në Shqipëri apo Kosovë, të përfshira në rezolutë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova dhe fakte edhe duhet të konsiderohen si të tilla nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. Si rezultat kemi prezantuar para  Kuvendit këtë rezolutë.

Synimi është t’i kërkojmë asamblesë parlamentare të PE, te realizojë një raport vijues dhe për pasojë rishikim të rezolutës së vitit 2011, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të organeve në Shqipëri dhe Kosovë. Ripërsërisim thirrjen për të gjithë të interesuarit. Jam i bindur që kjo rezolutë do ketë mbështetjen e gjithë anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë.", tha Balla.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që në Kuvend që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI