Flash

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, Manja: Do të zbatohet me faza

Lapsi.al 21 July 2022
Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, Manja: Do të zbatohet me

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ. Manja tha se në gjykatat të cilat do të mbylleshin, nuk do kishte asnjë cënim të shërbimeve ndaj qytetarëve, ndërsa shtoi se implementimi i hartës së re gjyqësore do të bëhej në muaj të ndryshëm.

"Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës  do të bëhet me faza. Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë.", tha ministri.

Manja shtoi se harta e re gjyqësore ka disa risi; do të standardizojë kohën mesatare të dhënies së vendimit, do të bëjë një shpërndarje të drejtë të çështjeve të gjyqtarët, do të ulë kostot e dhënies së drejtësisë si dhe do të ketë një short real e efikas të shpërndarjes së çështjeve të gjyqtarëve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI