Flash

Lihen pas inatet e vjetra, brenda festës së Noizyt

Lapsi.al 21 July 2022
Lihen pas inatet e vjetra, brenda festës së Noizyt

Më 14 gusht Noizy do mbajë koncertin e tij “Alpha Show” për të cilin ka premtuar se do jetë koncerti më i madh i Hip-Hopit shqiptar. Është menduar që pjesë e këtij koncerti të jenë emra të njohur si Loredana, Ylli Limani, Dhurata Dora, Kida, Ledri Vula, Xhensila Myrtezaj, Mc Kresha dhe shumë artistë të huaj.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ai ka realizuar edhe Pre-Partyn ku kanë marrë pjesë shumë figura publike, ndonëse Noizy ka thënë se ka ftuar vetëm miqtë e tij më të afërt.

“Unë jam personi i fundit që mbaj këto lloj fjalimesh, por po vazhdoj pak ashtu siç di unë të flas." -e nisi reperin fjalimin e tij.

Në festë kanë marrë pjesë emra si Loredana, Blerim Destani, Ardian Bujupi, Roza Lati, Albana Osmani, Alketa Vejsiu, Lei Kraja etj. Por na tërhoqi vëmendje pjesëmarrja e Rozana Radit, e cila i shtohet listës së njerëzve me të cilët Noizy ka bërë paqe së fundmi.

Vite më parë ata ishin një dyshe shumë e dashur dhe sollën dy këngë bashkë. Por, gjërat ndryshuan dhe ata nuk u panë më bashkë. Madje, në një intervistë në 2017 e pyetur nëse i njeh këngët e Noizyt ajo tha:

“Nuk jam e dhënë pas hip-hop, por e dëgjoj. Më pëlqejnë këngët që ka nxjerrë Noizy kohët e fundit. Ne e kemi nisur më para muzikën. Unë shumë kohë më para, por edhe Noizy kishte këngë para se të këndonim bashkë, por boom-in e madh e patëm të dy bashkë. Ndaj në rep di vetëm dy këngë të Noizy-t, ato që ka bërë me mua”.

Por ata kanë lënë pas “inatet” e vjetra dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre. “Të dua Rozi”- ka thënë Noizy para të gjithëve sikurse dëgjohet në një video të publikuar nga Rozana.

Sigurisht ka patur edhe mungesa, si Dhurata Dora, Ylli Limani, Ledri Vula, Arilena Ara, Kida apo Stresi me të cilët Noizy ka raporte shumë të mira madje janë edhe të ftuar në koncert. Por, me siguri mungesa e tyre lidhet me angazhimet profesionale./Panorama Plus

Të këshilluara

Kendall Jenner rikthehet me Devin Booker

Kendall Jenner thuhet se është rikthyer me Devin Booker pas thashethemeve për një pajtim. “Ajo dhe Devin janë rikthyer bashkë”, i tha një burim E!News. "Ata ...

17:06

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI