Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Kosova i jep ''OK" linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë

Lapsi.al 21 July 2022
Kosova i jep ''OK" linjës hekurudhore

Kuvendi i Kosovës miratoi sot projektligjin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, thotë se kostoja e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore do të kushtojë 1 milion e 980 mijë euro.

"Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore. Kostoja totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro".

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndajë shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndajë shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

Aliu thotë se kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI