Flash

Kanabisi në mes të misrit në Fier, shpallen në kërkim 4 pronarët

Lapsi.al 21 July 2022
Kanabisi në mes të misrit në Fier, shpallen në kërkim 4

Pas zbulimit të rreth 10 mijë rrënjë kanabisi në fshatin Mujalli të Fierit ditën e djeshme, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike. Në finalizimin e dytë të operacionit policor të koduar “Zhavar” u bë shpallja në kërkim e : H.D., 58 vjeç, banues në Tiranë; E.Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier; G.Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier dhe A.M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.

 

Të këshilluara

Vidhen lekët brenda Kishës në Korçë

Një Kishë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm në Korçë. “Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sas...

11:00

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI