Flash

Hipokrizia e ambasadorëve/ Si i shpërfillën zërat kundër shkrirjes së gjykatave

Lapsi.al 21 July 2022
Hipokrizia e ambasadorëve/ Si i shpërfillën zërat

Qeveria vendosi t’i shkojë deri në fund vendimit për të shkrirë një numër të madh gjykatash në vend duke miratuar këtë të enjte atë që njihet si “harta e re gjyqësore”. Përkundër të gjitha kundërshtive nga komuniteti i drejtësisë, qeveria vendosi që në Shqipëri të ketë vetëm 13 gjykata të shkallës së parë, vetëm 1 gjykatë apeli në Tiranë dhe 2 gjykata administrative (Tiranë dhe Lushnjë). Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja tha se harta e re do të implementohet me 3 faza dhe se procesi do të nisë në shkurt të vitit të ardhshëm.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, një ndër kundërshtarët më të zëshëm të kësaj nisme. Kreu i saj, Maksim Haxhia tha se pas grevës së mbajtur për më shumë se 3 javë do e çojnë nismën në Gjykatën Kushtetuese për cenim të aksesit në drejtësi.

“Demonstruam protestimin civil dhe demokrat pavarësisht mosdëgjimit. Pasojat janë direkte mbi ne dhe publikun. Për të qenë korrekt me kuadrin ligjor dhe statutin që rregullon gjithë veprimtarinë e Dhomës kjo mbledhje është në konform të të gjitha kërkesa dhe çdo vendim që do merret është konform ligjit. Tani hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese”, - tha ai.

Kundër kësaj nisme janë shprehur më herët edhe 9 organizata jo-qeveritare. Sipas tyre zvogëlimi i numrit të do shtojë kostot për qytetarët dhe do të ulë eksesin e tyre te drejtësia.

Ndryshe nga këto pritshmëri, organizatat vlerësuan se “procesi i konsultimit të hartës së re gjyqësore duhet të kishte filluar që në fazën e ideimit të saj”, duke kërkuar që konsultimi në këtë fazë të mos jetë formal por të garantojë mundësi reale dëgjimi dhe reflektimi.

Kundër hartës doli sot edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit që thotë se harta e re gjyqësore cenon aksesin në drejtësi të personave që janë në kushte të vështira ekonomike.

“Kemi pasur që në fillim një qasje oponentë, kritike, kemi mbajtur qëndrimin mbi 3 çështje problematike, mungesa e transparencës në grupin ndër institucional të punës, që ishte ngritur në muajin shkurt të vitit 2019, janë realizuar 10 mbledhje të mbyllura, nuk ka pasur transparencë në raport me organizatat e shoqërisë civile” – tha Ardita Kolmarku nga ky Komitet.

“Nëse marrim në konsideratë që një qytetar të vijë nga skajet, për shembull nga rrethi i Tropojës për në Tiranë, do të dojë kosto të konsiderueshme në dëm të qytetarëve, duke llogaritur se duhet të paguajë dhe avokatin dhe kostot e transportit”, - u shtoi ajo Kolmarku.

Në fakt askush nuk u dëgjua, por harta e re u bë fakt i kryer. Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte një reagim i menjëhershëm i ambasadave të SHBA dhe BE që përshëndetën hartën e re.

Yuri Kim on Twitter: We encourage JAC, Albania should have a Constitutional  Court by the end of the year - Top Channel

“Marrëveshja për hartën, e cila pasoi konsultime të gjera dhe marrjen në shqyrtim të shqetësimeve nga palët e interesuara si pjesë e procesit 3-vjeçar, përfaqëson një shembull të mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pavarura. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përmbushur me sukses detyrimin e tij ligjor për të garantuar rregullisht që sistemi i gjykatave është gati për të siguruar performancë te efektshme gjyqësore dhe për t'i dhënë drejtësi pa vonesë qytetarëve shqiptarë” – shkruante ambasada e SHBA.

Deklarata e fortë e BE: Vijojnë sulme në Gjyqësor - 5 Pyetjet

“Miratimi i sotëm i hartës së re gjyqësore nga Këshilli i Ministrave është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar efikasitetin e gjykatave në Shqipëri. Harta e re, e zhvilluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, është rezultat i një procesi të gjerë konsultimi dhe është zhvilluar me mbështetjen e ekspertëve të BE-së, Këshillit të Evropës dhe SHBA-së. Një plan solid zbatimi tani është kyç. Bashkimi Evropian mbetet një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi në Shqipëri” – e pasoi zyra e BE-së në Tiranë.

Aktorët e lidhur direkt me këtë nismë thonë të kundërtën që i bën të duken jashtë realitetit ambasadat.

“Harta e re gjyqësore krijon distanca të mëdha gjeografike mes qytetarëve dhe godinave të gjykatave duke vështirësuar marrjen e shërbimit dhe aksesin në drejtësi. Përveç shkrirjes së gjykatave të shkallës së parë që mbeten vetëm si sportele në 9 qytete, qytetarëve do tu duhet të udhëtojnë 5 orë për një seancë në gjykatën kombëtare të Apelit në Tiranë” – tha avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI