Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Flet ambasadori britanik në Tiranë/ Ne nuk do i publikojmë emrat “non grata”

Lapsi.al 21 July 2022
Flet ambasadori britanik në Tiranë/ Ne nuk do i publikojmë emrat

Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka dhënë më shumë detaje për nismën e qeverisë së tij për një listë “non grata”.

“Siç ju e dini që Mbretëria e Bashkuar po përforcon marrëdhëniet e saj dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Ne do të vijojmë në këtë rrugë në të gjitha fushat këtu fuqizimin e demokracisë, llogaridhënien por gjithashtu edhe me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Këtë javë kemi ndërmarrë vetëm hapat e parë të një sërë veprimesh të cilat synojnë llogaridhënien dhe ndëshkimin sepse është shumë e rëndësishme që ta bëjmë diçka të tillë. Këtë javë kemi ndërmarrë gjithashtu disa veprime lidhur me çështjen e emigrimit për disa persona shqiptarë të cilët kanë lidhje me botën e krimit dhe korrupsionit.

Ju më pyetët nëse do të jetë procedurë e njëjtë si e Shteteve të Bashkuara. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të mirë të popullit britanik. Por patjetër ne diskutojmë këto lloj problemesh në një rreth të ngushtë me partnerët tanë, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha ambasadori në një intervistë për Tv Klan.

Por ai do të bëhen publike këto emra?

“Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i publikojë emrat e personave ose detajet mbi këto veprime që do të ndërmarrim për arsye ligjore” – tha ambasadori.

“Patjetër që e kuptoj interesin e madh mbi këtë çështje, por Mbretëria e Bashkuar nuk i bën publik emrat për arsye të drejta ligjore. Dua të sqaroj opinionin publik se ne nuk targetojmë ndonjë parti apo forcë politike ose grupe të tjera. Kjo është një qasje e balancuar dhe ka të bëjë me publikimin e informacionit për individët që kanë lidhje me krimin apo korrupsionin. Udhëzimet janë të qarta dhe merren në baza individuale edhe nëse personi ka ndikim pozitiv publik në Mbretërinë e Bashkuar” – shtoi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI