Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Biden pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të ndryshimeve klimatike

Lapsi.al 21 July 2022
Biden pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak

Presidenti amerikan Joe Biden tha se pritet së shpejti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të krizës së shkaktuar nga ndryshimet klimatike. I pyetur nga gazetarët në bazën e Forcave Ajrore Andrews, pranë Uashingtonit, nëse ai planifikon të shpallë një emergjencë klimatike në SHBA, presidenti tha: “Unë do të marr një vendim për këtë në të ardhmen e afërt”.

Duke folur në Massachusetts të mërkurën, Biden foli për një emergjencë të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Ndryshimi i klimës është një emergjencë. Dhe në javët e ardhshme, unë do të përdor autoritetin që kam si president për t’i shndërruar ato fjalë në veprime përmes urdhrave ekzekutivë dhe fuqive rregullatore që ka presidenti. Në ditët në vijim, qeveria ime do të shpallë zgjidhjet që kemi menduar për të adresuar këtë emergjencë. Ne duhet të veprojmë ”, shtoi Biden.

Ai tha gjithashtu se ndryshimi i klimës është një rrezik për SHBA-në.

Si president, e kam për detyrë të marr vendime në mënyrë urgjente dhe me vendosmëri kur vendi ynë po përballet me një rrezik të qartë dhe të dukshëm. Dhe kjo ka të bëjë me ndryshimet klimatike. Është një rrezik i qartë dhe i dukshëm”, tha ai.

Udhëheqësi amerikan njoftoi gjithashtu dhënien e 2.3 miliardë dollarëve për Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të përmirësuar infrastrukturën për të luftuar efektet e krizës klimatike.

Por republikanët kritikuan propozimet e presidentit demokrat.

“Biden po përdor ndryshimin e klimës si një justifikim tjetër që qeveria të marrë më shumë kontroll mbi jetën e amerikanëve të zakonshëm,” shkroi në Twitter senatori republikan Marsha Blackburn (D-Tennessee) gjatë fjalimit të tij. Shpallja e emergjencës lejon heqjen e pengesave burokratike për ndarjen e fondeve nga buxheti federal për autoritetet lokale dhe administratat shtetërore.

Fuqia për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara i takon presidentit. Deri në vitin 1976, kreu i shtetit mund të vendoste gjendjen e jashtëzakonshme për çdo periudhë dhe për çdo arsye që, sipas tij, kërcënonte sigurinë kombëtare të vendit. Më pas diçka e tillë u ndryshua nga Akti Kombëtar i Emergjencave, 1976.

Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara shpallën gjendjen e jashtëzakonshme më shumë se 60 herë.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI