Flash

Armë dhe hashash në makinë dhe eksploziv në banesë, dy të arrestuar në Kukës

Lapsi.al 21 July 2022
Armë dhe hashash në makinë dhe eksploziv në banesë, dy

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Kukës, pasi u kapën me lëndë narkotike dhe municione luftarake. Në mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale P. A., u gjetën rreth 6 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u gjetën municione luftarake. Ndërsa në afërsi të banesës së vëllait të tij, shtetasit me iniciale F. A., u sekuestrua rreth 1 kg lëndë të dyshuar eksplozive.

Lëndë narkotike është gjetur në një tjetër shtëpi të Kukësit. Policia njofton se përreth banesës së shtetasit F. K., në fshatin Dardhas, gjetën bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, muncioni luftarak, lënda eksplozive dhe 2 automjete.

Të këshilluara

Vidhen lekët brenda Kishës në Korçë

Një Kishë ka rënë pre e vjedhjes mëngjesin e sotëm në Korçë. “Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sas...

11:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI