Flash

Rama fiksohet me kostumin/ Nuk e heq gjithë ditën (FOTO)

Lapsi.al 20 July 2022
Rama fiksohet me kostumin/ Nuk e heq gjithë ditën (FOTO)

Kryeministri Edi Rama pati një ditë të ngjeshur me takime publike këtë të mërkurë.

E nisi herët rreth orës 8.30 të mëngjesit me një ceremoni të ngritjes së flamurit të BE-së në ambientet e jashtme të kryeministrisë.

Shkoi më pas në ceremoninë e përurimit të një libri për ambasadorët të gazetarit Roland Qafoku.

U shfaq në orën 18.00 me krerët e zgjedhur të PS-së në rrethe ku mbajti edhe një fjalë të gjatë.

Më pas në ERTV u shfaq në një takim me përfaqësues të Kosovës.

Ajo që ra në sy ishte se gjatë gjithë takimeve nuk e ndryshoi kostumin ngjyrë qumështi me kollaren e kuqe.

Mundet që ndonjë prej takimeve të ketë ndodhur në një tjetër orar nga ai i publikimit në RTV, por këtë nuk kemi si ta dimë.

Rama thotë se veshjet e tij i stilon vetë, por mesa duket ky kostum i ka hyrë shumë në zemër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehet në funksion e-Albania

Nga dita e sot janë rikthyer shërbimet edhe në disa faqe të tjera publike. Njoftim për mediat: e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbime...

16:44

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI