Flash

Misteri i djegies së makinës së viktimave në masakrën e Fushë Krujës

Lapsi.al 20 July 2022
Misteri i djegies së makinës së viktimave në masakrën e

Fotoja më lart është shkrepur sapo atentatorët qëlluan me armë zjarri ndaj 3 personave në Fushë Krujë.

Hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar nëse zjarri i vendosur në makinë ka ardhur si pasojë e plumbave apo nëse autorët kanë përdorur lëndë djegëse apo plasëse.

Kjo pasi siç shihet në pjesën e përparmë të makinës, kryesisht në pjesën e kofonos ka të paktën 10 gjurmë plumbash, por ajo nuk është e përfshirë nga flakët të cilat vijnë vetëm nga pjesa e brendshme.

Për ta përcaktuar këtë ekspertet ditën e ngjarjes kanë siguruar disa prova edhe për zjarrin brenda makinës. Në këtë atentat mbetën të vrarë Diklen Vata, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj.

Hoxha dhe Martinaj u shkrumbuan në makinë pasi ajo u përfshi nga flakët ndërsa Vata arriti të dilte i gjallë nga makina, por autorët sapo kanë parë janë kthyer dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI