Flash

Kuvendi shtyn për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Lapsi.al 20 July 2022
Kuvendi shtyn për në shtator zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator, ndryshe nga ideja fillestare për tu zgjedhur në seancën e nesërme parlamentare.

Burimet bëjnë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Arsyeja kryesore e shtyrjes së zgjedhjes së Avokatit të ri është përplasja brenda Partisë Demokratike për të nxjerrë të paktën një emër që gëzon 28 mbështetës.

Deputetët demokratë nuk kanë arritur në dy ditët e fundit të unifikohen në një emër të përbashkët, çka e bën të pamundur futjen e procedurës për votim në seancën e nesërme.

Komisioni i Ligjeve ka kryer seancën dëgjimore me 20 kandidatët që kanë depozituar kandidaturën dhe do të duhet që ky organ i Kuvendit të mblidhet dhe të nxjerrë të paktën dy emra që do ti dërgohen seancës parlamentare.

Të këshilluara

Gjendet një trup i dekompozuar në Vlorë

Një trup i dekompozuar u gjet ditën e sotme në vlorë. Policia e Vlorës zbardh detaje nga trupi i dekompozuar, që u gjet sot në qytetin bregdetar dhe ku kishte d...

12:09

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI