Flash

Fier, babë e bir plagosen me thikë

Lapsi.al 20 July 2022
Fier, babë e bir plagosen me thikë

Babë e bir janë plagosur me thikë nga një person në Fier. Ngjarja ndodhi ne zonën e Qenasit. Autori i ngjarjes u arrestua pasi plagosi babanë e moshuar dhe djalin e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.

Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit H. B., 77 vjeç dhe A. B., 53 vjeç (babë e bir).

Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Të këshilluara

Kur do të nis turneu i Justin Bieber

Pas diagnozës së muajit të kaluar me sindromën Ramsay Hunt, artisti i popit Justin Bieber është rikuperuar dhe ai është gati të rikthehet në turneun e tij botër...

14:13

Gjendet një trup i dekompozuar në Vlorë

Një trup i dekompozuar u gjet ditën e sotme në vlorë. Policia e Vlorës zbardh detaje nga trupi i dekompozuar, që u gjet sot në qytetin bregdetar dhe ku kishte d...

12:09

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI