Flash

Dragi i mbijeton votëbesimit, por tradhtohet nga Salvini dhe Berluskoni

Lapsi.al 20 July 2022
Dragi i mbijeton votëbesimit, por tradhtohet nga Salvini dhe Berluskoni

Senati italian konfirmoi besimin ndaj qeverisë duke miratuar një rezolutë me 95 vota pro dhe 38 kundër. Senatorët e “Lëvizjes 5 yjet” të Xhuzepe Kontes, Lega Nord të Mateo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berluskonit qëndruan në sallë, por nuk morën pjesë në votim.

Të pranishëm në sallë ishin 192 senatorë nga të cilët vetëm 133 votuan. Surpriza e vërtetë ka qenë “tradhtia” që Mateo Salvini dhe Silvio Berluskoni i kanë bërë Mario Draghit. Deri pak para votimit ata kishin deklaruar mbështetjen për qeverinë, por në fund nuk morën pjesë në votimin final.

Në mëngjes Silvio Berlusconi informoi sallën dhe vetë Draghin për gatishmërinë e qeverisë së qendrës së djathtë “për të mbështetur lindjen e një ekzekutivi” të udhëhequr nga Draghi dhe “bazuar në paktin e ri që vetë kryeministri propozoi në Parlament”.

Menjëherë pas votimit kryeministri Mario Draghi u largua nga zyra e tij për të shkuar në Presidencë. Nuk përjashtohet që Draghi të japë dorëheqje të parevokueshme dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rikthehet në funksion e-Albania

Nga dita e sot janë rikthyer shërbimet edhe në disa faqe të tjera publike. Njoftim për mediat: e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbime...

16:44

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI