Flash

Arrestohet 27-vjeçarja greke, mbante paratë e “të bardhës” që shiste i dashuri shqiptar në Mykonos

Lapsi.al 20 July 2022
Arrestohet 27-vjeçarja greke, mbante paratë e “të

Një 27-vjeçare greke e cila shfaqet në rrjetet sociale për të ofruar shërbime “Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai është mes të arrestuarve për trafik kokaine në Mykonos.

Sipas informacioneve të mediave greke e reja jetonte me një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se kishte zhvilluar aktivitet intensiv në ishull, duke shitur të gjitha llojet e drogave, nga kokaina te kanabisi dhe MDMA-ja e cila mund të çojë edhe në vdekje nëse përzihet me alkool.

27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj 28-vjeçar i siguronte, nga shitja e lëndëve narkotike. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro. Çifti u lokalizua në zonën Tagou-Argyraina, ndërsa bëri kontroll në shtëpinë ku ata jetonin.

Aty policia gjeti tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, tre pako kokainë me peshë bruto 6.6 gram, 5.4 gram të tjera kokainë, si dhe 21740,00 € dhe tre celularë, shkruajnë mediat greke.

Ata gjetën gjithashtu një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420,00 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 mijë lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20,00 franga zvicerane.

Të këshilluara

Rikthehet në funksion e-Albania

Nga dita e sot janë rikthyer shërbimet edhe në disa faqe të tjera publike. Njoftim për mediat: e-albania rikthehet në funksion për 1118, nga 1225 shërbime...

16:44

Fier, babë e bir plagosen me thikë

Babë e bir janë plagosur me thikë nga një person në Fier. Ngjarja ndodhi ne zonën e Qenasit. Autori i ngjarjes u arrestua pasi plagosi babanë e moshuar dhe djal...

14:15

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI