Flash

Zjarrvëniet e qëllimshme, 4 persona nën hetim në Fier

Lapsi.al 19 July 2022
Zjarrvëniet e qëllimshme, 4 persona nën hetim në Fier

Katër persona janë vënë nën hetim pasi u vunë zjarrin tokave dhe për pasojë u dogjën sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë.

Sipas policisë Gj. C., banues në Allkaj të Lushnjës ditën e djeshme ndezi jarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari, në pronësi të shtetasit E. M.

Po ashtu nisën hetimet edhe për Ll. G., banues në Kamçisht, Lushnjë, pasi ndezi zjarr për djegien e barërave dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për H. H., pasi në fshatin Çorrush ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy kasolle bagëtish, pemë ulliri dhe pemë frutore.

Gjithashtu nisën hetimet për M. K., pasi në Roskovec, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur plastmasi i serave, në pronësi të shtetasit A. S.

Të këshilluara

Zjarr te varrezat e Durrësit

Një vatër e re zjarri është shfaqur në varrezat e Durrësit. Një vatër e re zjarri është shfaqur në varrezat e Durrësit. Temperaturat e larta dhe ndezja e qirinj...

18:17

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI