Flash

Varheley - Ramës: Punoni me opozitën për integrimin, ne do t’ju mbështesim

Lapsi.al 19 July 2022
Varheley - Ramës: Punoni me opozitën për integrimin, ne do

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare që të bashkëpunojë me opozitën sa i takon rrugës së integrimit të vendit në BE.

Nga Brukseli, Varheley tha se duhet bashkëpunim mes palëve, mes qeverisë dhe opozitës dhe grupeve të interesit.

“Është një ditë e veçantë për Shqipërinë. Nëse ka një gjë të mençur për Shqipërinë, durimi ka shpërblyer. Dua t’ju uroj për punën zoti Kryeministër. Dua të falënderoj presidencës çeke, dhe të tjerë që na sollën në këtë konferencë ndërqeveritare. Shqipëria është kandidate për BE që në 2014. KE ka mbështetur integrimin dhe ka rekomanduar që të hapen negociatat që në 2018. Kemi qëndruar pranë jush dhe kemi punuar. 

Ky është një hap kilometrik. Ju keni reformuar institucionet demokratike. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi i organizuar janë për t’u lavdëruar. Në këtë fazë të re që është kërkuese, besoj se Shqipëria do të intensifikojë punën për sundimin e ligjit, lufta kundër korrupsionit apo të drejtat e pronësisë. Jemi të gatshëm që të mbështesim për negociatat. Negociatat e arsimit do të kërkojnë vullnet të fortë politike në drejtimin e punëve, koordinim mes institucioneve dhe administratës. Përgatitja për anëtarësim do të ndikojë në shumë pjesë të shoqërisë. Besoj në ju për të bërë një qasje, duke bashkëpunuar me palët e interesit, me opozitën, dhe ne do ju mbështesim”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI