Flash

Ministria e Mbrojtjes: Janë 10 vatra zjarri problematike në vend (HARTA)

Lapsi.al 19 July 2022
Ministria e Mbrojtjes: Janë 10 vatra zjarri problematike në vend

Ministria e Mbrojtjes raporton se të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.

Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës.

Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara.

Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj.

Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës.

Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI