Flash

Ekzekutohet me 6 plumba i riu shqiptar në Belgjikë, një i arrestuar

Lapsi.al 19 July 2022
Ekzekutohet me 6 plumba i riu shqiptar në Belgjikë, një i

Një shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një atentati në Belgjikë.

Ngjarja ndodhi në Koekelare. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba. I riu u ekzekutua përgjatë IJzerdijk në Stuivekenskerke, afër Diksmuide. Ai la pas gruan dhe një fëmijë.

Ndërkohë, prokurori publik konfirmon se tashmë ka mundur të arrestojë një të dyshuar. Ai do të paraqitet nesër para gjykatës hetuese.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa autoritetet belge janë duke hetuar mbi motivet e vrasjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI