Flash

Drake reagon pas aludimeve se është arrestuar në Suedi

Lapsi.al 19 July 2022
Drake reagon pas aludimeve se është arrestuar në Suedi

Drake  ka konfirmuar së fundmi se ishte ndaluar nga policia në Suedi pasi ekipi i tij mohoi thashethemet.

Reperi i "Jimmy Cooks" ndau një foto në Instagram të dielën e një fletushke ku detajoheshin të drejtat e tij në vendin evropian si i arrestuar.

"Informacion për ata që dyshohen për një krim dhe më pas të arrestuar", fleta thoshte në krye nën fjalën "Polisen", që do të thotë "polic" në suedisht.

Më pas, printimi rendit të drejtat e të paraburgosurit, si dhe ato të një personi që "nuk është shtetas suedez", si Drake, i cili vjen nga Kanadaja.

Ai gjithashtu nënvizoi se çfarë ndodh pasi një person ndalohet, duke përfshirë marrjen në pyetje për "maksimumi gjashtë orë" ose mbajtjen në paraburgim.

Drake, përfshiu fotografinë e udhërrëfyesit së bashku me një seri fotografish më pak serioze, duke përfshirë një video të mikut të tij Chubbs .Ekipi i artistit fillimisht mohoi se ai kishte pasur një përplasje me policinë suedeze.

Javën e kaluar, u përhapën thashethemet se fituesi i Grammy-t ishte arrestuar për akuza të lidhura me marihuanën ndërsa po festonte në një klub suedez pasi mbërriti në vend me avionin e tij privat të quajtur Air Drake. Spekulimet madje bënë që hashtagu #FreeDrake të bëhet trend në Twitter.

Por ekipi i tij i tha Hollywood Reporter se Drake nuk u arrestua dhe se ai ishte në hotelin e tij në Stokholm. Megjithatë, ata nuk e mohuan se ai ishte marrë në pyetje./Lapsi.al

Të këshilluara

Elon Musk kundër padit Twitter

Elon Musk është duke ngritur kundërpadinë e tij kundër Twitter për të provuar të dalë nga marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh për të blerë gjigantin e mediav...

13:25

Anya Taylor-Joy martohet me muzikantin

Anya Taylor-Joy është martuar me Malcolm McRae në një martesë intime në gjykatë,raporton Page Six. Sipas disa burimeve , aktorja "The Queen's Gambit" u martu...

13:10

Emrata zyrtarisht single

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard kanë vendosur të shkojnë në rrugë të ndara pas katër vitesh martesë. Një burim i afërt me modelen Ratajkowski konfi...

10:18

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI