Flash

Detajet nga Brukseli/ Vendimi për çeljen e negociatave u mor mesnatën e kaluar

Lapsi.al 19 July 2022
Detajet nga Brukseli/ Vendimi për çeljen e negociatave u mor

Delegacioni shqiptar që ndodhet në Bruksel për negociatat pritet të zhvillojë sot mbledhjen në tryezën e parë ndërqeveritare, pasi vendimi për çeljen e negociatave nga 27 vendet antare është marrë tashmë. Zyrtarisht vendimi u mor mbrëmë në mesnatë nga Këshilli Evropian, në një mbledhje ku 27 përfaqësuesit e shteteve të BE ngritën kartonin jeshil për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në tryezën e parë ndërqeveritare, pritet që delegacioni shqiptar të ulet në orën 11:00.

Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.

Antarët e delegacionit në tryezën e parë: 

Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE

Znj. Suela Janina, Ambasadore e RSH në BE

Z. Besfort Lamallari, Zv/Ministër i Brendshëm

Znj. Adela Xhemali, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Adea Pirdeni, Zv/Ministër i Drejtësisë

Znj. Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik

Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e INSTATTryeza e Dytë

Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim

Znj. Romina Kuko, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Julian Hodaj, Zv/Ministër i Brendshëm

Z. Besart Kadia, Zv/Ministër i Financës dhe Ekonomisë

Znj. Vasilika Vjero, Zv/Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Z. Ilir Bejtja, Zv/Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Z. Roland Kristo, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ermira Gjeci, Zv/Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Znj. Ornela Çuçi, Zv/Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Znj. Elira Kokona, Zv/Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave

Znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit për çështjet e BE

Znj. Albana Koçiu, Drejtore e Departamentit të Administratës Publike

Znj. Albana Agastra, Këshilltare e MEPJ

Znj. Natasha Ahmetaj, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë

Z. Ami Kozeli, Drejtor i kabinetit të Kryenegociatorit me BE

Znj. Admira Jorgji, Drejtore e Drejtorisë së BE në MEPJ12.30 – Konferencë e përbashkët shtypi e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së

Shqipërisë, z. Jan Lipavský, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së

Çekisë dhe z. Oliver Varhelyi, Komisioneri Europian për Zgjerimin

Të këshilluara

Zjarri përfshin autostradën Lezhë - Milot

Vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në dy anët e rrugës përgjatë superstradës Lezhë - Milot. Raportohet se zjarri ka përfshirë shkurre dhe bimësi pranë fsh...

23:48

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI