Ndërsa integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian Edi Rama e cilësoi si një çështje për “jetë a vdekje” dhe jo si një çështje letrash e burokracish, kryeministri shtoi se drejtësia e re në Shqipëri është e paanshme dhe e pavarur.
Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, Rama deklaoroi se mazhoranca e tij është në pushtet në mënyrë demokratike dhe u mburr duke thënë se nuk ka mbrojtur askënd nga drejtësia dhe se as nuk ka përdorur pushtetin për të goditur drejtësinë.
Lexo më tej: Testi “Beqja”/ Kush e kontrollon SPAK, Rama apo amerikanët?
“Integrimi i plotë në Evropë për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u refuzuam për tre vite me radhë ne i vazhduam reformat tona, veçanërisht reformën në drejtësi. Natyrisht ka më shumë për të bërë por themelet për një sistem drejtësie të drejtë dhe të pavarur janë vendosur, Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne shkatërruam të gjithë pallatin e drejtësisë së vjetër dhe kemi ndërtuar një drejtësi të re.
Sot as teserat as paratë nuk mund t’iu mbrojnë më. Barazia përpara drejtësisë është e mundshme këtu. Unë qëndroj këtu si lideri i një maxhorance i zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjeta e drejtësisë dhe nuk ka përdorur asnjëherë shigjetën e pushtetit për të ndryshuar rrjedhën e drejtësisë ndaj dikujt dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në të shkuarën e vendit tim”, u shpreh Edi Rama. ©LAPSI.AL