Flash

CDU-ja gjermane: Asnjë lëshim Shqipërisë sa i përket kritereve të anëtarësimit në BE

Lapsi.al 19 July 2022
CDU-ja gjermane: Asnjë lëshim Shqipërisë sa i përket

Teksa sot mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare në Bruksel për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vjen një reagim nga partia gjermane CDU-CSU.

Dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.

Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e mediat.

"Megjithatë, duhet të jetë po aq e qartë se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj kritereve të anëtarësimit. Për Shqipërinë në veçanti, Bundestagu ka formuluar kritere të qarta për pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shtypit. Këto kritere ende nuk janë përmbushur. Pres që qeveria e Edi Ramës t’i zbatojë këto reforma me guxim dhe qe BE-ja të kërkojë permbushjen e tyre gjatë bisedimeve.”, tha në reagimin e tij Johann Wadephul.

Ndërkohë, Gunther Krichbaum pohoi se Bashkimi Europian tani duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të mund të fillojnë pa vonesë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI