Flash

Bashkë me pushtetin Gruevski i humbet të gjitha. Gruaja do divorcin

Lapsi.al 19 July 2022
Bashkë me pushtetin Gruevski i humbet të gjitha. Gruaja do divorcin

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, pasi humbi pushtetin po humbet dhe familjen. Pas dënimit me burg për shpërdorim detyre dhe arratisjes ne Hungari bashkëshortja e tij, Borkica Gruevski, ka kërkuar divorcin. Sipas agjencisë së lajmeve INA, Borkica ka paraqitur në gjykatë, kërkesën për divorc. Kerkesa poashtu është publikuar edhe në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare, sepse nuk ka mundur në formë tjetër tia dorëzojë ish bashkëshortit të saj.

Gruevski me bashkëshorten 'mohojnë' incizimet e publikuara – KOHA

15 Borkica Gruevski Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Gjykata e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës në vitin 2011 dhe 2012.

Gruevski së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE.

Borkica u martua me Nikolla Gruevskin në vitin 2007. Ata ishin bashkë deri në vitin 2018, kur Gruevski u arratis në Hungari. Çifti ka dy fëmijë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI