Flash

Tre zjarrfikëse ndërhyjnë për të neutralizuar zjarrin në Peshtan të Fierit

Lapsi.al 18 July 2022
Tre zjarrfikëse ndërhyjnë për të neutralizuar zjarrin

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pas mesditës së kësaj të hëne në zonën e Peshtanit në Fier.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të ashe toke të mbjellë me ullinj, dru frutorë si dhe hapësira të mbjella me drithëra. Nga zjarri rrezikohet edhe një stallë me bagëti e cila ndodhet pranë zonës ku edhe ka rënë zjarri.

3 mjete zjarrfikëse të Fierit dhe gjithë efektivët e këtij reparti janë në luftë me flakët.

Në ndihmë të zjarrfikësve në terren janë shpërndarë edhe banorë të zonës, e ndërsa mësohet se kanë qenë këta të fundit kë kanë njoftuar për shpërthimin e flakëve.

E ndërsa zjarri favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, shkaqet e tij nuk dihen ende.

Të këshilluara

Grabitet një dyqan celularësh në Durrës

Një dyqan celularësh është grabitur në Durrës. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 28-vjeçar nga Shijaku, me iniciale Sh.Z. Mësohet se ai ësh...

13:18

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI