Flash

Sulmi kibernetik/ Presidenti Meta: Situatë tepër e rëndë

Lapsi.al 18 July 2022
Sulmi kibernetik/ Presidenti Meta: Situatë tepër e rëndë

Presidenti Ilir Meta reagon për sulmin kibernetik në “E-Albania”, që ka bllokuar të gjitha shërbimet publike online, duke e quajtur situatën tepër të rëndë.

Kreu i Shtetit Shqiptar apelon për marrjen e masave menjëherë dhe në mënyrë serioze, ndërsa kërkon mobilizimin e ekspertizës së nivelit më të lartë profesional.

Reagimi: 

E vlerësoj tepër të rëndë situatën e krijuar si pasojë e bllokimit të shërbimeve publike online, që ka krijuar vështirësi të jashtëzakonshme për qytetarët, bizneset dhe për shumë veprimtari të tjera të lidhura me këtë sistem.

Në mënyrë të përsëritur edhe në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare përpara agresionit kundër Ukrainës, kam kërkuar marrjen e të gjitha masave për rritjen e sigurisë kibernetike, për të parandaluar ngjarje të tilla.

Kjo situatë, në kontekstin edhe të zhvillimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, e rëndon akoma më shumë dhe e kompromenton funksionimin e shtetit, në të gjitha hallkat, ku veçanërisht qytetarët janë ata që i vuajnë pasojat më së shumti.

Apeloj marrjen e masave të menjëhershme, serioze dhe të përgjegjshme, duke mobilizuar ekspertizën e nivelit më të lartë profesional për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe vënien nën kontroll të situatës, për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Të këshilluara

Grabitet një dyqan celularësh në Durrës

Një dyqan celularësh është grabitur në Durrës. Policia bën me dije se është shpallur në kërkim një 28-vjeçar nga Shijaku, me iniciale Sh.Z. Mësohet se ai ësh...

13:18

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ervin Salianjit

Është shtyrë sërish gjyqi ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji në lidhje me çështjen "Babale". Shkak është bërë kërkesa e mbrojtësve të perso...

12:30

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI