Flash

Sot gjyqi për “Babalen”, pritet vendimi për deputetin Ervin Salianji

Lapsi.al 18 July 2022
Sot gjyqi për “Babalen”, pritet vendimi për deputetin

Në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet sot në orën 14.00 seanca gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.

Seanca e parë u zhvillua më 4 korrik, por avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Fredi Alizoti ka hequr dorë nga ankimi ndërsa gazetari Jetmir Olldashi nuk ishte prezent. Seanca u shty pasi gjyqtarja Elona Toro ishte infektuar me Covid-19.

Salianji u shpall fajtor në shkallën e parë për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me 1 vit burg.

Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI