Flash

Jennifer Lopez zbulon detaje nga martesa me Ben Affleck

Lapsi.al 18 July 2022
Jennifer Lopez zbulon detaje nga martesa me Ben Affleck

Jennifer Lopez ka konfirmuar martesën e saj me Ben Affleck në buletinin e saj "On The JLo".

"Ne u martuam. Dashuria është e bukur. Dashuria është e sjellshme. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, filloi aktorja e “Marry Me” teksa tregonte mbi dasmën e saj.

“Mbrëmë ne fluturuam për në Vegas, qëndruam në radhë për një licencë me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës.

Lopez shtoi se ajo kishte veshur "një fustan nga një film i vjetër" ndërsa ata shkëmbyen betimet dhe "i dhanë njëri-tjetrit unazat që do të mbajnë për pjesën tjetër të jetës".

“Por në fund ishte dasma më e mirë e mundshme që mund të kishim imagjinuar. Një gjë që e kishim ëndërruar shumë kohë më parë dhe e bërë realitet (në sytë e shtetit, Las Vegas, një kabrio rozë dhe njëri-tjetrin).”

Këngëtarja e "Let's Get Loud" shtoi gjithashtu foto nga ceremonia, duke përfshirë fotografitë e Affleck me një xhaketë të bardhë dhe pantallona të zeza. Një foto e vajzës së Lopez, Emme, ishte gjithashtu e përfshirë, teksa adoleshentja u ul në sediljen e pasme të makinës.

“Ata kishin të drejtë kur thanë, ‘gjithçka që ju nevojitet është dashuria’”, vazhdoi Jennifer. Jemi shumë mirënjohës që kemi , një familje të re të mrekullueshme me pesë fëmijë të mrekullueshëm. Jini të duruar se mbase do të përjetoni momentin më të bukur të jetës tuaj në një udhëtim në Las Vegas në orën dymbëdhjetë e gjysmë të mëngjesit në tunelin e dashurisë, me fëmijët tuaj dhe me atë me të cilin do të kaloni jetën. Dashuria është një gjë e mrekullueshme, ndoshta gjëja më e mirë - dhe ia vlen të presësh.Me dashuri, zonja Jennifer Lynn Affleck”./Lapsi.al

Të këshilluara

Tendencat e kapeleve për verën e këtij viti

Vera nuk mund të jetë çdo vit e njëjtë. Po kërkoni ta ndryshoni paksa pamjen e plazhit apo edhe atë të rutinës me të tjerë aksesorë? Një kapelë është një mënyrë...

10:01

Jennifer Lopez martohet me Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar. Burimet në TMZ kanë konfirmuar martesën e dy aktorëve dhe Page Six ka marrë një licencë martese nga Clark County...

21:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI