Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Berisha takim me fermerët: Rama rriti me 250% importet nga Serbia

Lapsi.al 18 July 2022
Berisha takim me fermerët: Rama rriti me 250% importet nga Serbia

Në një takim me fermerët në Belsh, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se statistikat tregojnë për një rënie të madhe të treguesve për eksportet në këtë fushë ndërsa shtoi se janë rritur me 250 përqind importet nga Serbia. Sipas tij, Shqipëria është në rrezik dhe se ajo sot ka nevojë urgjente për shpëtimin e saj.

"Në rrezik sepse puna e fermerëve, djersa juaj është në rrezik, prodhimet tuaja janë në rrezik. E vërtetë shumë e dhimbshme. Ka një prapakthehu të madh, të frikshëm në sektorin e bujqësisë i cili si i vetëm, si i tillë, tejkalon çdo sektor tjetër në kontributin e tij në prodhim por edhe në punësim e mirëqenie të familjeve shqiptare. Vetëm nga vjet dhe deri këtë vit janë 39 mijë ton qumësht më pak të prodhuar. Statistikë zyrtare kjo. Në 4 vite janë 180 kokë lopë më pak se sa ishin katër vite më parë.Të gjitha eksportet, statistikat reale tregojnë për një rënie të madhe të eksporteve bujqësore. Ka rritje me 250 përqind të importeve nga Serbia", tha Berisha. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI