Flash

Gazeta belge: Protestat ekspozuan imazhin e Ramës si gangster!

Në Shqipëri, revolucioni i flamingove po e trondit pushtetin e Edi Ramës. Për më shumë se një muaj, mijëra shqiptarë kanë demonstruar çdo natë kundër një projekti turistik të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Donald Trump. Pas mbrojtjes së një bregdeti të ruajtur, tani po sfidohet i gjithë sistemi i kryeministrit Edi Rama.

11:38

Berisha bën 'mea culpa' për ligjin 7501: E di që s’ka qenë i drejtë

Lapsi.al 18 July 2022
Berisha bën 'mea culpa' për ligjin 7501:  E di që

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në Belsh në një takim me fermerët edhe për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

Ish-kryeministri u shpreh se ligji nuk ka qenë i drejtë dhe ka prodhuar shumë situata të pakëndshme, por në kohën ku ndodhej Shqipëria ka qenë i imponuar. Berisha madje shpjegoi shembullin bullgar që përdori të njëjtin ligj, por e rrëzoi më vonë duke bërë një rishpërndarje të re, por kjo skemë sipas tij nuk mund të aplikohet tek ne.

“Unë e kuptoj por mendoj se çdo gjë duhet ta gjykojmë me kohë. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90 jetonin 300 banor, nëse 200 prej tyre mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali s’kishte shteti për t’i ndihmuar ato. Ai lloj mekanizimi u përdor, nuk u shpik, por që nuk ishte i drejtë. Toka atij që punon dhe jeton aty, ky parim u përdor në atë ligj. 

Bullgaria përdori të njëjtin ligj, por e ndryshoi më vonë. Por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Mos harroni se nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, është më e ulëta në Evropë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji por ka qenë i imponuar nga rrethanat”, tha Berisha.

Të këshilluara

Flakët pushtojnë fshatin Piraj në Lezhë

Flakët kanë ‘pushtuar’ fshatin Piraj të Lezhës pasditen e sotme. Zjarri të cilit ende nuk i dihen shkaqet ka përfshirë linjën hekurudhore dhe deri më tani kanë ...

20:21

Zjarr i madh përgjatë aksit Lezhë-Shkodër

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Piraj të Lezhës. Flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore, deri tani shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 5...

19:55

ide

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI