Flash

Arrestohet në Dibër i shumëkërkuari i drejtësisë italiane

Lapsi.al 18 July 2022
Arrestohet në Dibër i shumëkërkuari i drejtësisë

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Dibër, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të shtetit italian. Bledian Salkurti ishte dënuar në Venecia për pjesëmarrje në grup kriminal dhe shkelje të ligjit të narkotikëve.

Detaje nga policia: 

Ndalohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, gjatë ditës së sotme bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:

Bledian Salkurti, 38 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Venezia, Itali, e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale

“Grupi i strukturuar kriminal” dhe Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI