Flash

973 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërron jetë e moshuara

Lapsi.al 18 July 2022
973 raste të reja me Covid në Shqipëri, ndërron jetë e

Numri i të infektuarve me COVID në vendin tonë është përgjysmuar gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit nga 937 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë.220 janë në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë,

9,201 qytetarë janë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka humbuer jetën një 84-vjeare nga Fieri.

Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (18 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 427

Të shëruar në 24 orë 789

Të shtruar në spitale 34

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 937

Testime totale 1,885,330

Raste pozitive 296,732

Raste të shëruara 284,013

Raste Aktive 9,201

Humbje jete 3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,591

Durrës 742

Fier 728

Shkodër 432

Vlorë 429

Berat 315

Elbasan 284

Gjirokastër 213

Lezhë 179

Korçë 134

Dibër 95

Kukës 59

Të këshilluara

Flakët pushtojnë fshatin Piraj në Lezhë

Flakët kanë ‘pushtuar’ fshatin Piraj të Lezhës pasditen e sotme. Zjarri të cilit ende nuk i dihen shkaqet ka përfshirë linjën hekurudhore dhe deri më tani kanë ...

20:21

Zjarr i madh përgjatë aksit Lezhë-Shkodër

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Piraj të Lezhës. Flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore, deri tani shkrumbuar traversat prej druri në një gjatësi prej 5...

19:55

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI