Flash

Vrasja në Fushë Krujë/ Policia jep 3 milionë lekë kush ka informacione për autorët

Lapsi.al 17 July 2022
Vrasja në Fushë Krujë/ Policia jep 3 milionë lekë kush

Policia e shtetit vendos shpërblim për ata që japin informacione për kapjen e autorëve të atentatit që u mori jetën 3 personave mesditën e së dielës në Fushë Krujë.

“Policia e Shtetit ka vënë menjëherë në dispozicion për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, 3 milionë lekë të rinj.

Cilido që ka informacion të vlefshëm ta dërgojë në numrin e telefonit 069 41 10 853, i cili ka të disponueshëm edhe aplikacionin WhatsApp, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe të sigurt” – thuhet në një njoftim të policisë së shtetit.

Vendimi vjen pas një takimi që kreu i policisë së Shtetit, Gledis Nano pati me drejtorët e policisë së Durrësit, Tiranës dhe të Departamentit të Policisë Kriminale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

4 vatra zjarri mbeten ende aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes njoftoi para pak çastesh se efektivë të Forcave të Armatosura, të forcave zjarrfikëse, policisë, vullnetarë dhe shërbimit pyjor, nën koord...

21:49

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI