Vetëm pak çaste pas atentatit me 3 të vrarë në mbikalimin e Fushë Krujës një makinë u gjet duke u djegur në zonën e fshatit Larushk, jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Në videon e siguruar nga lapsi.al shihet se si ekspertët janë duke marrë nga makina të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.
Policia ka konfirmuar se brenda automjetit te djegur janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.
Në atentat mbetën të vrarë Diklen Vata, 30 vjeç, Briland Martinaj (të dy me precedentë penalë) si dhe Besmir Hoxha. ©LAPSI.al
[video width="480" height="262" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Video-2022-07-17-at-5.02.10-PM-1-1-1.mp4"][/video]