Flash

Përplasi turistët pasi humbi kontrollin e gomones në Jalë, arrestohet 37-vjeçari

Lapsi.al 17 July 2022
Përplasi turistët pasi humbi kontrollin e gomones në Jalë,

Policia ka vënë në pranga këtë të diel 37-vjeçarin, që humbi kontrollin e gomones dhe për pasojë dëmtoi fizikisht dy pushues që ishin në breg të detit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, mjeti lundrues është sekuestruar dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Detaje nga policia: 

Humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe për pasojë dëmtoi dy pushues që ishin në breg të detit, vihet në pranga 37-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti lundrues tip gomone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur paraditen e djeshme, në plazhin Jalë, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Gj. P., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi Gj. P., duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Incidenti i rëndë është shënuar ditën e djeshme, teksa mjeti ka tentuar të dalë në breg, por nuk ka arritur të ndalojë në kohë. Për pasojë ka dëmtuar një çift pushuesish, A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët kanë qenë në breg.

31-vjeçari ka dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta. Dy personat gjenden në spitalin e Traumës duke marrë mjekime dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit lundrues, Gj. P., 37 vjeç. Çifti i janë turistë shqiptarë dhe kanë qenë duke qëndruar në breg në momentin që gomonia i ka goditur.

Të këshilluara

Ikin shqiptarët, vijnë të punojnë të huajt

Me një natyrë të jashtëzakonshme dhe një numër emigrantësh në rritje të vazhdueshme, Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve. Në vitin 2020, numri i të...

11:13

Arrestohen 6 shpërndarës droge në Tiranë

Finalizohen brenda 24 orëve, 3 operacione policore, ndërsa në pranga kanë rënë 6 persona. Burime zyrtare bënë me dije se operacioni i parë ishte ai i koduar “Co...

10:35

Edi Rama: Më në fund, hajt për hajër tani

Nga Edi Rama ??MË NË FUND... Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s'kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sap...

16:44

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në afërsi të fshatit Kolanec. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy perso...

15:00

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI