Flash

Johnny Depp ribashkohet me avokaten pas përfundimit të gjyqit

Lapsi.al 17 July 2022
Johnny Depp ribashkohet me avokaten pas përfundimit të gjyqit

Johnny Depp është ribashkuar me avokaten e tij Camille Vasquez në Evropë pas përfundimit të gjyqit për shpifje.

Aktori i "Edward Scissorhands" u pa duke buzëqeshur teksa u takua me avokaten, në koncertin e tij muzikor në Pragë të hënën.Depp është aktualisht në një turne në Evropë me kitaristin Jeff Beck.

Në klipin e publikuar në rrjetet sociale nga fansat,Vasquez shihet duke e prezantuar aktorin me të dashurin e saj, biznesmenin britanik Edward Owen.

Takimi i tyre erdhi vetëm disa ditë përpara se aktorja, Amber Heard, të kërkonte që vendimi ose të anulohej ose të shpallej refuzimi i një gjykimi nga një gjykatëse, e cila mohoi ankesat e saj në lidhje me identitetin e një prej juristëve. Megjithatë, Heard do të ketë ende mundësinë për të apeluar vendimin përfundimtar, sipas The Guardian.

Muajin e kaluar, Johnny fitoi padinë e tij kundër saj me një juri të Virxhinias që vendosi se ajo është përgjegjëse për tre akuza për shpifje. Aktorit iu dha 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe Heard u urdhërua gjithashtu të paguante 5 milionë dollarë shtesë si dëmshpërblim. Megjithatë, në shtetin e Virxhinias, pagesat ndëshkuese janë të kufizuara në 350,000 dollarë, kështu që dëmet arrijnë në 10.35 milionë dollarë. Juria gjithashtu i dha Heard-it dëmshpërblim prej 2 milionë dollarësh si pjesë e kundërpadisë së saj kundër Depp-it pasi avokat/i i tij i quajti pretendimet e saj një "mashtrim" në Daily Mail./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Arrestohet reperi i njohur

Kodak Black është arrestuar së fundmi nën akuzat për drogë në Florida të Jugut. Reperi,  emri ligjor i të cilit është Bill Kapri, u akuzua të premten për tra...

10:28

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump

Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së saj në Nju-Jork, edhe pse fillimisht u tha se mendohej për një atak kardiak. New York Post konfirmoi s...

12:50

Emily Ratajkowski në prag divorci

Emily Ratajkowski thuhet se po përgatitet të divorcohet nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh Sebastian Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi. Një bu...

12:36

Ricky Martin rrezikon deri në 50 vite burg

Ka ditë që aludohet se Ricky Martin ishte denoncuar për dhunë në familje, por viktima nuk dihej pasi identiteti i tij mbrohej nga Ligji 54. Anonimiteti u zbulua...

11:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI