Flash

Grabitje tronditëse në Vlorë/ Familjarët tregojnë si u lidhën dhe përdhunuan (VIDEO)

Lapsi.al 17 July 2022
Grabitje tronditëse në Vlorë/ Familjarët tregojnë si u

Mëngjesin e sotëm një grabitje tronditëse ndodhi në fshatin Brataj të Vlorës.

Familjarët kanë ngritur pretendimet se grabitësi Vitrin Çobaj ka pasur të vendosur një maskë të kuqe dhe i ka kërcënuar me një armë gjahu çifte.

Ata shprehen se ai ka abuzuar seksualisht vajzën 17-vjeçare e cila vuan nga probleme me shikimin, dhe ka tentuar të abuzojë edhe me nënën e saj. Madje, vajza vetë pohon para kamerave se është abuzuar seksualisht nga grabitësi.

Kryefamiljari ka thënë se grabitësin e njihte. Sipas tij, një ditë më parë grabitësi ka shkuar në banesë duke u hequr si kasap që donte të blinte një viç.

Ai ka detyruar gruan të lidhë bashkëshortin e saj dhe më pas e ka lidhur edhe atë. Kryefamiljari tregon se pasi ka futur vajzat në kasolle ai ka abuzuar me njërën prej tyre.

Ndërsa vajza e madhe e familjes ka dalë me vrap duke kërkuar ndihmë nga fqinjët në lagjen e tyre. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Ikin shqiptarët, vijnë të punojnë të huajt

Me një natyrë të jashtëzakonshme dhe një numër emigrantësh në rritje të vazhdueshme, Shqipëria po shndërrohet në shtëpinë e të huajve. Në vitin 2020, numri i të...

11:13

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI