Flash

Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen 30 punonjës të sigurisë

Lapsi.al 17 July 2022
Dyshime për drogë në portin e Durrësit, shoqërohen 30

Dyshime për drogë në portin e Durrësit. 30 persona janë shoqëruar nga policia, pas dyshimeve se në territorin shqiptar mund të ketë hyrë sërish drogë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se të shoqëruarit janë punonjës të sigurisë së portit dhe punonjës të terminalit.

Shoqërimet lidhen me një kontejner bananesh, i cili rezulton i hapur dhe prej tij mungojnë disa arka.

Gazetarja Haxhiaj, duke iu referuar burimeve, raporton se ka dyshime që hapja e kontejnerit është bërë para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike. Shoqërimet janë bërë gjithë natën.

Duke qenë se porti është i pajisur nga kamerat e sigurisë, aktualisht po analizohen pamjet për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.

Të këshilluara

Edi Rama: Më në fund, hajt për hajër tani

Nga Edi Rama ??MË NË FUND... Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s'kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sap...

16:44

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në afërsi të fshatit Kolanec. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy perso...

15:00

Gjendet i vetëvarur një 31-vjeçar në Has

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në nëj magazinë pranë banesës së tij i vetëvarur me litar. "Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gj...

11:59

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI