Flash

Zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump

Lapsi.al 16 July 2022
Zbulohet shkaku i vdekjes së Ivana Trump

Ivana Trump vdiq pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë së saj në Nju-Jork, edhe pse fillimisht u tha se mendohej për një atak kardiak. New York Post konfirmoi se autopsia e saj përfundoi të premten dhe se vdekja e saj u gjykua aksidentale. Rënia shkaktoi "lëndime të rënda nga përplasja" në trupin e saj, tha Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Nju-Jorkut.

Gruaja e parë e ish-presidentit Donald Trump u gjet e vdekur në fundin e shkallëve brenda banesës së saj në Manhattan pasditen e së enjtes. Ajo ishte 73 vjeçe.

Donald Trump reagoi ndaj vdekjes së saj në Truth Social menjëherë pasi lajmi u publikua.

“Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e bukur dhe e mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme. Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët tanë, Donald Jr., Ivanka dhe Eric. Pusho në paqe, Ivana!" -shkroi ai.

Donald Jr., 44 vjeç, Ivanka, 40 dhe Eric, 38 vjeç, lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten ku thuhej:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Ivana Trump. Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme. Ajo i mësoi fëmijët e saj të kenë guximin dhe forcën, dhembshurinë dhe vendosmërinë. Ajo do t'u mungojë shumë tre fëmijëve dhe dhjetë nipërve dhe mbesave të saj.”

Të këshilluara

Emily Ratajkowski në prag divorci

Emily Ratajkowski thuhet se po përgatitet të divorcohet nga bashkëshorti i saj prej katër vitesh Sebastian Bear-McClard, pasi ai dyshohet se e tradhtoi. Një bu...

12:36

Ricky Martin rrezikon deri në 50 vite burg

Ka ditë që aludohet se Ricky Martin ishte denoncuar për dhunë në familje, por viktima nuk dihej pasi identiteti i tij mbrohej nga Ligji 54. Anonimiteti u zbulua...

11:42

Kanye West, sërish në telashe ligjore

Kanye West po përballet sërish me probleme ligjore, pasi një kompani prodhimi e ka paditur për mos shlyrjen e pagesave. Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, Ph...

15:45

Së shpejti një dokumentar për jetën e Adele

Adele më në fund është gati të zbulojë për fansat më shumë rreth jetës së saj. "Mund të zbuloj se këngëtarja, një nga njerëzit më privatë në muzikë, pavarësi...

14:53

Pete Davidson: Dua të martohem me Kim

Aktori i njohur,Pete Davidson ka rrëfyer së fundmi planet për të ardhmen me Kim Kardashian. Gjatë një intervisteme Kevin Heart për episodin  "Hart to Heart"....

13:26

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI