Flash

"Shqiptarët s'kanë të drejtë të vendosin për ne", sherr në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut (VIDEO)

Lapsi.al 16 July 2022
"Shqiptarët s'kanë të drejtë të vendosin

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në orët e mbrëmjes së djeshme është shmangur një incident fizik mes deputetit të LSDM, Martin Kostovski dhe deputetit të së Majtës, Dimitar Apasiev. Në videon e publikuar nga Alsat shihen dy kolegët maqedonas duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa ndërhyjnë deputetët Goran Misovski dhe Arbër Ademi, për t’i ndarë.

Ngjarja e pahijshme ka ndodhur gjatë seancës ku po zhvillohet debati për propozimin francez, i cili deri tani nuk ka kaluar për miratim.

Apasiev, i cili njihet si një radikal i së majtës, ka bërë një akuzë të fortë dhe në drejtim të deputetëve shqiptarë, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë që të vendosin për fatin e maqedonasve.

Apasiev i bëri thirrje deputetëve shqiptar të mos e mbështesin propozimin francez sepse sipas tij do të hapet kutija e Pandorës dhe më pas shqiptarët nuk do të kenë të drejtë morale të ankohen kundër majorizimit.

Apasiev shtoi se me kalimin e propozimit francez, problemet ndër etnie do të dalin në pah sepse sipas tij, partitë shqiptare po vërtetojnë se janë kundër interesave të popullit maqedonas. Klikoni linkun për të parë videon:

Të këshilluara

Gjendet i vetëvarur një 31-vjeçar në Has

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në nëj magazinë pranë banesës së tij i vetëvarur me litar. "Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gj...

11:59

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI