Flash

Përfundon beteja me flakët, shuhet zjarri në Malin e Çikës

Lapsi.al 16 July 2022
Përfundon beteja me flakët, shuhet zjarri në Malin e

Beteja e Malit të Çikës me flakët tashmë ka përfunduar në ditën e gjashtë të saj. Kjo falë ndërhyrjes së dy avionëve të vegjël të dërguar nga Greqia.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë pasdites së djeshme është bërë i mundur izolimi i flakëve dhe vatrave të zjarrin ndërkohëqë mëngjesin e sotëm si pasojë e lagështirës ato janë shuar plotësisht.

Për momentin ka disa trungje pemësh të cilat vijojnë të digjen në brendësi të tyre dhe po monitorohem pasi mund të përbëjnë rrezik për pvrhapjen e flakëve. Deri më tani raportohet se janë djegur rreth 90 hektarë me shkurre dhe bimësi në zonë.

Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikësve për shkak edhe të terenit të vështirë e kishin të pa mundur ndërhyrjen direkte pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe u pa e nevojshme që të kërkohej ndihmë nga vendi fqinj i cili dërgoi dy avionë të specializuar.

Të këshilluara

Fundjava nis me rritje temperaturash

Mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura deri në 39 gradë Celsius do të shoqërojë vendin gjatë kësaj fundjave. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në nd...

09:14

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI