Flash

Ishte në kërkim në Gjermani, prangoset në Muriqan 32-vjeçari nga Kazakistani

Lapsi.al 16 July 2022
Ishte në kërkim në Gjermani, prangoset në Muriqan

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar në pikën kufitare të Muriqanit. Në bashkëpunim me Interpol Tirana, është vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

“Shërbimet e PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, falë shkëmbimit të informacionit më Interpol Tirana, kanë vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. K. 32 vjeç, lindur në Kazakistan dhe banues në Gjermani.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij në Gjermani, pasi Gjykata Lokale e Kempten, Gjermani, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelje e ligjit për narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.” – njofton policia.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane po kryhen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi, në Gjermani.

Të këshilluara

Gjendet i vetëvarur një 31-vjeçar në Has

Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në nëj magazinë pranë banesës së tij i vetëvarur me litar. "Sot, rreth orës 06:50, në fshatin Dobrunë, është gj...

11:59

Fundjava nis me rritje temperaturash

Mot kryesisht i kthjellët dhe me temperatura deri në 39 gradë Celsius do të shoqërojë vendin gjatë kësaj fundjave. Sipas MeteoAlb, paraditja do të jetë në nd...

09:14

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI