Flash

Zhbllokohet pas disa orësh autostrada Tiranë-Durrës

Lapsi.al 15 July 2022
Zhbllokohet pas disa orësh autostrada Tiranë-Durrës

Shtylla që u rrëzua në autostradën Tiranë-Durrës mesditën e sotme duke shkaktuar rëndim të qarkullimit të makinave më në fund u zhvendos nga rruga.

Aksidenti ndodhi rreth orës një të drekës. Sipas raportimeve të mëparshme, ku një makinë e parkuar pranë shtyllës u godit nga një makinë tjetër dhe përplasja shkaktoi rënien e shtyllës së amortizuar në autostradë.

OSSH reagoi si më poshtë për ngjarjen.

"Sot rreth orës 12:50, OSSH Durrës është njoftuar nga strukturat e policisë për rrëzimin e një shtylle pranë mbikalimit të këmbësorëve në Shënavlash.

Menjëherë, pas njoftimit, OSSH organizoi punën duke patur parasysh sigurinë teknike, zhvendosi shtyllën dhe pastroi zonën nga telat e rrëzuar në tokë, me ndihmën e policisë.

Shtylla e dëmtuar ka qenë pa tension, e palidhur me rrjetin elektrik. Sakaq Policia, me ndihmën e OSSH po heton mbi shkaqet e incidentit, ndërsa mësohet paraprakisht se nuk ka të lënduar.

OSSH ka ofruar të gjithë suportin e saj për të lehtësuar trafikun, duke pastruar rrugën me qëllim normalizimin e lëvizjes së automjeteve." - përfundon njoftimi. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend

Pëson sërish ulje çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për naftën, benzinën, ndërkohë që për gazin tarifa mbetet e nj...

15:40

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI