Flash

Rrahën të arrestuarin, pezullohet tre policë të "Shqiponjave" në Durrës

Lapsi.al 15 July 2022
Rrahën të arrestuarin, pezullohet tre policë të

Pezullohen nga detyra tre efektivë të “Shqiponjave” në Durrës. Agjencia e Mbrojtjes Policore njofton se janë pezulluar policët B. Gj., H. H., dhe R. H., pasi janë kallëzuar nga një person me inicialet A.K.

Sipas personit në fjalë, tre policët e "Shqiponjave" kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

"Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës punonjësit e policisë:

– Inspektore B. GJ., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor H. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor R. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. K. është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punjonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij, veprime arbitrare që evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së DVP Durrës." - njoftoi mes të tjerash policia. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI