Flash

LISTA/ Cilat janë 10 vendet më të sigurta në botë dhe ku renditet Shqipëria

Lapsi.al 15 July 2022
LISTA/ Cilat janë 10 vendet më të sigurta në botë dhe

Çdo vit Indeksi Global i Paqes analizon të gjitha vendet në botë për sigurinë duke përfshirë krimin e dhunshëm, terrorizmin, konfliktin ndërkombëtar, sigurinë dhe rreziqet shoqërore.

Për të 14-in vit me radhë në krye të kësaj liste qëndron Islanda, por ka edhe disa vende mjaft interesante.

Kombi i vogël ishull ka një popullsi të paktë, standard jashtëzakonisht të lartë jetese dhe shkallë shumë të ulët të krimit duke e bërë atë një mjedis shumë të sigurt dhe mikpritës.

Vendi ka gjithashtu shpenzimet ushtarake më të ulëta në botë dhe gjithashtu shkallën e konfliktit. Islanda është gjithashtu e bekuar me një sërë atraksionesh fantastike turistike.

10 vendet më të sigurta në botë

Po ku qëndron Shqipëria në këtë listë. Vendi ynë renditet në vendin e 41-të nga 163 të tillë të marrë në analizë. Shqipëria ka një përmirësim me 3 vende në krahasim me një vit më parë.

Ndër faktorët qe e penalizojnë vendin tonë janë niveli i kriminalitetit në shoqëri, armët në popullatë, numri i personave të burgosur si dhe numri i vrasjeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ende aktive vatra e zjarrit në Malin e Çikës

Një pjesë e zjarrit në Malin e Çikës është vënë nën kontroll, ndërkohë që situata mbetet kritike në zonën në drejtim të Himarës. Sipas Ministrisë së Mbrojtje...

21:40

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI