Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

"Europa digjet", meteorologët: Temperaturat më të larta që prej 2017

Lapsi.al 15 July 2022
"Europa digjet", meteorologët: Temperaturat më të larta

Prej javësh, një pjesë e Evropës po përballet me temperatura rekord, që në shumë vende i kanë tejkaluar 40 gradë celsius, sidomos në jug e perëndim të kontinentit. Zjarret e thatësira duket se janë shqetësimi kryesor për miliona banorë në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Algjeri, Tunizi e deri në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme. Ekspertët e kanë cilësuar atë që po ndodh, si kriza më e madhe që prej vitit 2017-të.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike mund të rrisin edhe më shumë riskun nga zjarret, sidomos në këtë verë, ku rritja e temperaturave dhe thatësira, e lehtësojnë edhe më shumë këtë rrezik.

Të sfiduar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, 1,000 zjarrfikës dhe 10 aeroplanë që hedhin ujë u munduan të premten për të shuar dy zjarre në rajonin Bordeaux të Francës jugperëndimore që kanë detyruar evakuimin e 11.300 banorëve.

Më shumë se 7.000 hektarë tokë janë djegur nga zjarret, sipas shërbimit rajonal të urgjencës.

Në fillim të korrikut, në Francë, autoritetet njoftuan se mund të detyrohen të shkurtojnë prodhimin bërthamor për shkak të temperaturave të larta të zgjatura dhe ujit të pamjaftueshëm të lumit, i cili përdoret për ftohjen e reaktorëve bërthamorë përpara se të kthehet në lumë në një temperaturë më të lartë.

Edhe Italia po përjeton thatësirën e saj më të keqe në 70 vjet dhe autoritetet shqetësohen se thatësira e zgjatur mund të çojë në mungesa serioze të ujit të pijshëm dhe atë për vaditje, duke prekur popullsinë vendase në gjithë Italinë veriore.

Në po të njëjtën situatë të vështirë janë edhe Portugalia dhe Spanja, ku autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi, për shkak të zjarreve, të ndihmuara nga temperature të larta mbi 41 gradë, por të dy vendet po përballen po ashtu, prej fundit të qershorit, me një tjetër situatë kritike: thatësirën, që është klasifikuar nga autoritetet shtetërore si “ekstreme” apo “shumë e rëndë”.

Në Gjermani, autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë, edhe në rubinetet e tyre ujin sepse kjo situatë rrezikon të zgjasë, ndoshta edhe për 2 muaj të tjerë.

Ndërkohë, qeveria britanike lëshoi të premten alarmin e kuq të emergjencës kombëtare, pasi vendi pritet të përballet me motin e tij më të nxehtë në histori.

Agjencia e sigurisë shëndetësore e Britanisë së Madhe, grupi qeveritar i monitorimit të shëndetit dhe sigurisë, rriti paralajmërimin për shëndetin mbi nxehtësinë për Anglinë në maksimum, në nivelin 4, pasi temperaturat pritet të arrijnë në 40 gradë celsius këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Zyra e motit po ashtu lëshoi alarm të kuq.

“Temperaturat ekstreme, pritet të përfshijnë pjesën lindore dhe veriore të vendit në fillim të javës së ardhshme”, tha shefi i Shërbimit kombëtar të motit, Paul Gundersen.

“Netët mund të jenë jashtëzakonisht të ngrohta, veçanërisht në zonat urbane. Kjo mund të çojë në ndikime të gjera te njerëzit dhe infrastruktura. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të planifikojnë për nxehtësinë dhe të marrin në konsideratë ndryshimin e rutinës së tyre. Ky nivel i nxehtësisë mund të ketë pasoja negative për shëndetësinë”, tha Gundersen.

Alarmi i kuq i nivelit të katërt, niveli më i lartë i mundshëm për një emergjencë të nxehtësisë, u shpall mëngjesin e sotëm.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI