Flash

Bimë kanabisi në banesë, prangosen babë e bir në Tiranë

Lapsi.al 15 July 2022
Bimë kanabisi në banesë, prangosen babë e bir në

Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Ndërkohë u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Detaje nga policia: 

Finalizohet operacioni i koduar "House", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Kultivonin bimë narkotike në ambientet e banesës së tyre, vihen në pranga babë e bir.

Sekuestrohen 2 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "House".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- B. Q., 52 vjeç dhe R. Q., 23 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqjen

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është shprehur i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti që mban. Deklaratat e tij u bënë gjatë një interviste televi...

22:50

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI