Flash

Amnistia fiskale/ Tabaku: Do largojë investitorët e huaj! Deputetët socialistë t’i thërrasin logjikës

Lapsi.al 15 July 2022
Amnistia fiskale/ Tabaku: Do largojë investitorët e huaj!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shprehur edhe njëherë kritika për projektligjin e amnistisë fiskale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, deputetja demokrate është shprehur se kjo nismë do i hapë rrugë futjes së parave të pista në qarkullim

Sipas saj, kjo do të sillte largimin e investitorëve të huaj nga vendi ynë. Tabaku shprehet se deputetët socialistë duhet t’i thërrasin logjikës për të mos lejuar prishjen e balanceve ekonomike në vend, por të gjejmë mekanizma të tjerë për të zhbllokuar krizën.

Pyetje: Zonja Tabaku Dhoma amerikane e Tregtisë shprehu dje shqetësime serioze mbi projektligjin për amnistinë fiskale, të propozuar së fundmi nga qeveria shqiptare, duke thënë se dispozitat e tij nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si trafiku i drogës, ai qënieve njerëzore, pastrimi i parave të përjashtohen nga amnistia dhe kërkoi që qeverisë të tërhiqet nga propozimi. A ndani dhe ju të njëjtin qëndrim?

Jorida Tabaku: Unë kam tre vite që e kundërshtoj këtë ligj. Tashmë ligji është hedhur për konsultim publik, por shqetësimi im kryesor është që ligji prish barazinë përpara ligjit, cënon të gjithë taksa-paguesit e ndershëm dhe i hap rrugë një kapitali jozyrtar, kriminal, korruptiv që vitet e fundit fatkeqsisht është rritur në Shqipëri. Unë gjykoj që në këtë moment edhe në proçesin e integrimit ku neve ndodhemi por edhe për faktin që Shqipëria është e përfshirë në listën gri të pastrimit të parave, nuk është ky drejtimi që duhet të marrim.

Qeveria shqiptare duhet të shohë mënyrën sesi duhet të zgjerohet ekonomia me mundësitë e saj duke hapur tregun, sepse sot kemi një treg të ngushtuar. Përfshirja e këtij kapitali në ekonominë shqiptare veçse do të largojë investitorët e huaj dhe do të penalizojë bizneset e ndershme shqiptare. I kam bërë thirrje deputetëve socialistë në parlament dhe shpresoj që t’i thërrasin llogjikës për hir të balancave në tregun e Shqipërisë, për hir të faktit që sot kemi një situatë shumë të vështirë ekonomike, por edhe për proçesin e integrimit.

Të këshilluara

Ndryshon sërish çmimi i karburantit në vend

Pëson sërish ulje çmimi i karburantit në vend. Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimin e ri për naftën, benzinën, ndërkohë që për gazin tarifa mbetet e nj...

15:40

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI